Shoqëronte Ervis Martinajn para se të zhdukej, Jeton Lami kërkon lirinë

13 September 2022, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shoqëronte Ervis Martinajn para se të zhdukej, Jeton Lami kërkon

Gjykata e Apelit të Tiranës ka regjistruar çështjen e Jeton Lamit, agjentit të operacionales i cili ka shoqëruar dhe ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Lami kërkon masë më të butë sigurie, teksa çështja është planifikuar për t’u gjykuar më 20 shtator.

Disa javë më parë, në Gjykatën e Kurbinit u zhvillua seanca për komunikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Jeton Lamin.

Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.

Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.


Video