Sekuestrohen mbi 2200 tonë naftë, arrestohen 3 shqiptarë, 3 libianë dhe 1 sirian

13 September 2022, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekuestrohen mbi 2200 tonë naftë, arrestohen 3 shqiptarë, 3
Operacioni i koduar "Ring"

4 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë. Në hetim janë vënë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

 Anija me flamurin Kamerunas u ndalua që ditën e djeshme për të bërë verifikime. Ekuipazhi i anijes me emrin ‘Queen Majeda’ është libanez.

Si rezultat i operacionit të koduar “Ring” janë arrestuar në flagrancë personat e identifikuar si: Zuhair Alkuafi (kapiteni i anijes) 54 vjeç, Muajid Altabir, 25 vjeç, Amad Abushala, 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe Badar Tezini, 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë 6 të tjerë të identifikuar si:

A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Operacioni u zhvillua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. 


Video