I dënuar në Spanjë për trafik për droge, apeli lë në fuqi sekuestron e 23 pasurive të Anton Gjinajt

13 September 2022, 11:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I dënuar në Spanjë për trafik për droge, apeli lë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi, masën e sekuestros për 23 pasuri të biznesmenit Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj).

Ky i fundit është dënuar me 8.9 vite burg nga autoritet spanjolle për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Gjinaj njihet si biznesmen ndërtimi, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Reçit në Shkodër.

Kush është Anton Gjinaj?

Ai është administrator i firmës “Alesio 2014”, e cila ushtron aktivitetin e saj kryesisht në Tiranë dhe ka arritur të marrë edhe tenderë publikë.

Gjinaj rezulton i dënuar në Spanjë për trafik drogë si pjesë e nje grupi kriminal që trafikoi 50 kilogramë heroinë në vitin 2006. Në vitin 2021, ai u arrestua në Mal të Zi me urdhër të Interpol Madritit.

Ndërsa SPAK pas kësaj nisi një hetim pasuror mbi aktivitetin e Gjinajt në Shqipëri.


Video