Gjyqi ndaj BOSSIT të klanit "ÇOPJA"/ Mesazhet e Sky ECC: Ta vrasim sa më shpejt se po më lind gruaja në Shqipëri!

20 Janar 2026, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Franc Çopja

Hetuesit në çështjen e Franc Çopjas, lexuan disa mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SKY ECC, të përdorura për të organizuar vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020.

Mësohet se, ekipi hetimor i ndau rolet, duke realizuar leximin e mesazheve të shkëmbyera me nga një zë për çdo të akuzuar, me qëllim që Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të orientohej drejt nëntë personave në gjykim.

Ky lexim u shoqëru me një prezantim prej 260 slajdesh, e cila shërbeu për të kuptuar përmbajtjen, tonin dhe vëllimin e bisedave të dekriptuara.

Nga mesazhet rezulton se pin-i SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel.

“Shpresoj ta mbarojmë këtë bastard deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”, shkruan më 19 nëntor 2020 pin-i.

Ditën e ngjarjes, më 27 nëntor 2020 në orën 17:56, dy minuta pas vrasjes, pin-i i atribuuar Flobenc Meçjas, dërgoi një seri emojish (6 gishta të ngritur lart dhe 4 figura që ngrenë krahun), të ndjekura nga fjala “Ciao”, drejt pin-it SKY të atribuuar Franc Gergely-t.

Një pjesë e madhe e mesazheve të lexuara në seancë lidhen nga hetuesit me të akuzuarit Flobenc Mecja, 43 vjeç dhe Mikael Qosja, 38 vjeç, të dy në mungesë dhe pa përfaqësim në gjyqin e tyre.

Në krahasim, mesazhet e atribuara të Franc Çopja ishin dukshëm më të pakta në pamjen e përgjithshme të paraqitur para gjykatës.

Sipas organigramës kriminale të prokurorisë federale, pini i Franc Çopja-s ishte pika lidhëse mes Flobenc Meçjas dhe Mikael Qosjas.


Video