Mori apo jo vendim për Ballukun? Shtegu që la Kushtetuesja që ma...
7 Shkurt, 10:03Fokus
Ish-kryetari i Kavajës, Elvis Roshi në SPAK, mbyllet hetimi, i komunikohet akuza për shpërdorim detyre.
Roshi nën akuzë për shpërdorim detyre kur ishte kryetar i Bashkisë Kavajë.
Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.