5 oficerë dhe një efektiv i RENEA-s nën masa sigurie, dyshohen për përfshirje në baste të paligjshme

20 Janar 2026, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s, dyshohen për përfshirje në baste sportive të paligjshme.

Ballkan web raporton se ndaj këtyre personave janë vendosur masa sigurie.

Tre prej oficerëve janë lënë në masën arrest shtëpie, ndërsa për dy të tjerët është vendosur masa ndalim për të dalë jashtë vendit.

Hetimet janë në vijim dhe priten detaje të tjera lidhur edhe me identitetin e efektivëve.


Video