Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në brendësi të një pallati në Vlorë.
Trupi është gjetur në pallatin i cili ishte i papërfunduar. Nuk dihet identiteti i personit të vdekur mirëpo dyshohet se trupi ka ditë që qëndron në atë pallat.
Kanë qënë punonjësit e kompanisë të cilët po ndërtonin në pallat ata që kanë pikasur trupin e më pas kanë njoftuar dhe policinë.
Godina ndodhet në qendër të qytetit bregdetar. Policia dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një vdekje natyrale. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen.