
Detaje të reja kanë dalë nga gomonia, e cila u pikas dje në brigjet shqiptare.
Fillimisht mjeti është pikasur dje nga Frontex, e cila ka njoftuar Policinë Kufitare.
Menjëherë kjo e fundit ka nisur shërbimet nga Saranda në Kepin e Rodonit për të kapur mjetin në bashkëpunim më Guarda Di Financa.
Mjeti ka ecur 7 milje larg bregdetit shqiptar dhe dyshohet se ka ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e Zi.
Mjeti lundrues nuk ka mbërritur në Malin e Zi, por është gjetur i djegur, në zonën e Laçit (Godull)
Mësohet së në të kanë qenë 3 persona, të cilët nuk dihen nëse kanë qenë shqiptarë apo të huaj.
Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2022, rreth orës 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
View this post on Instagram