Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë, emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Sipas News 24, kërkohet marrja në pyetje e Ramazan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.
Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret Fatjon Murati edhe Gentian Reçit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles.
Po kush janë të fortët që do merren në pyetje:
Endrit Dokle- -Anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Ramazan Rraja- Djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë. Dosja Xhisiela u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil.
Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj. Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.
Besnik Reçi- Shoqërohej me një person që ishte i dënuar me burgim të përjetshëm por u lirua nga Gjykata e Krujës. Pra ata shoqëroheshin me grupe kriminale, që do të thotë se kjo vrasje ka të bëjë me përplasjet mes grupeve. Ndoshta ata nuk kanë mundur të godasin djemtë dhe çfarë kanë bërë? I kanë goditur aty ku dhemb më shumë, te prindërit duke i vrarë babain.
Alesio Dobrozi- 31-vjeçari është lakuar si emër në të famshmen çështje të bandës ‘Audi’ në Itali, që ngriti në këmbë shtetin fqinj, për shkak të grabitjeve spektakolare që kjo bandë, përfshirë edhe Dobrozin, kryenin në zona të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje, Dobrozi u dënua në vitin 2018 nga shteti fqinj me 4 vite e 6 muaj burg dhe 800 euro gjobë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.