
Gazetari Alfred Lela denoncon përmes rrjeteve sociale një ndodhi të pakëndshme që i ka ndodhur me bagazhet në Aeroportin e Rinasit, ku stafi u ka ndryshuar destinacion.
Ai thotë se ngatërresa është pasojë e keqmenaxhimit.
Postimi i plotë:
“Sot mbërrita në Rinas pas 1.2 orësh ne trafik nga Qafa Kasharit. Mezi e kapa fluturimin. Kur hyra brenda dhe pashë zhurmën dhe kaosin, thashë me vete: ja çfarë prodhon pllenimi i shtetit të Ramës me Kastratin!
Parandjenja m’u keqshlye. Idioti i aeroportit të Chetit të check in, edhe pse i thashë se do shkoja në Montevideo, edhe pse e pyeta: do ma japesh ti biletën edhe për segmentin e fundit të udhëtimit (jo, me tha ta japin në Londër) bagazhet nuk i kishte destinuar për Montevideo, por Londër.
Ja pra: e patën gjermanët, e morën kinezët dhe tani ka mbetur në duar të kulufëve.
Shqipërinë e morën, por tani na përndjekin edhe jashtë saj.
Së shpejti do marrin edhe varrezat.
P.S. Në fund, mua dhe SB na ndodhin këto gjëra. Syri i keq!