Sondazhi: A duhet lënë autobusi mbi Lanë si instalacion?

30 April 2022, 18:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sondazhi: A duhet lënë autobusi mbi Lanë si instalacion?
Ta lemë apo ta heqim?

Një natë pasi një autobus i linjës së Unazës në Tiranë ra në Lanë për shkak të një aksidenti, disa artistë kërkuan që mjeti të qëndrojë aty dhe të kthehet në një instalacion ndërgjegjësues.

Nisur pikërisht nga këto kërkesa, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këtë ide e ka shtruar si pyetje në rrjetet sociale, duke iu drejtuar qytetarëve për mendim.

“Fatmirësisht aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet qe pa pasoja për jetën! Por teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë veta propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë! Si mendon shumica?”, shkruan Veliaj në Twitter.


Video