Sherr për porosinë e picës, greku plagos me thikë shqiptarin (Video)

1 May 2022, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr për porosinë e picës, greku plagos me thikë shqiptarin

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Greqi, pasi është goditur me thikë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e sherrit.

Sherri nisi për shpërndarjen e porosisë në picerinë ku ato punonin.

Si pasojë, shtetasi grek ka marrë një thikë dhe e ka goditur shqiptarin para syve të klientëve, duke i lënë të gjithë të traumatizuar për skenën e frikshme.

Ndonëse video e sherrit është bërë publike këtë të shtunë, përleshja është regjistruar në orën 14:00 të datës 06 shkurt.


Video