Fotolajm: Malltezi në burg, bashkëpronari i ish-kompleksit "Partizani" shkon me nxitim te zyrat e "Kontakt"

22 October 2023, 16:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotolajm: Malltezi në burg, bashkëpronari i ish-kompleksit
Biznesmeni Fatmir Bektashi

Ndërkohë që Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Sali Berishës ndodhet pas hekurave me akuzat e korrupsionti dhe pastrimit të parave, bashkëpronari i tij te ish-kompleksi "Partizani" është parë pranë zyrave të "Kontakt".

Kontakt është kompania që dyshohet se është përdorur nga Malltezi për përfitimin dhe fshehjen e pasurive miliona euro përmes ndërtimit të komplekseve të banimit siç ishte dhe rasti i ish-kompleksit Partizani ku u ndërtuan dhjetra pallate.

Fatmir Bektashi është parë duke ecur i shpërqëndruar, i veshur me tuta sportive dhe atlete, pranë zyrave të "Konkatit", ndërsa GJKKO ka dhënë ndaj tij masën e njëjtë me Sali Berishën, atë të "deytrim paraqitje" dhe sekuestrimit të pasaportës për të mos lëvizur jashtë shtetit.

Megjithatë, ndaj Berishës nuk është ekzekutuar ende masa e sekuestrimit të pasaportës, për shkak se ka shmangur takimin me zyrtarët policorë dhe ata të prokurorisë. Berisha e kundërshton masën dhe pretendon se mbrohet nga imuniteti i deputetit.

Fotolajm: Malltezi në burg, bashkëpronari i ish-kompleksit


Video