Berisha refuzon oficerët e policisë: Nuk i takova, nuk më kufizohet dot liria pa u pyetur Parlamenti

22 October 2023, 00:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha refuzon oficerët e policisë: Nuk i takova, nuk më

Dy oficerët e policisë që shkuan në selinë blu mbrëmjen e së shtunës janë larguar pa e takuar Sali Berishën. Të paktën kështu ka deklaruar vetë kreu i Rithemelimit pasi është larguar edhe vetë nga selia e PD-së pas mesnate.

"Respektoj Kushtetutën, procesi duhet të kishte nisur nga Parlamenti", është shprehur Berisha.

Dy oficerët u paraqitën në selinë blu për t’i komunikuar liderit demokrat masat e sigurisë si dhe për t’i marrë pasaportën pasi nuk i lejohet që të largohet nga vendi.

"Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të Kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj,” u shpreh Berisha para gazetarëve.


Video