Kush është PROKURORI që kërkoi ARRESTIMIN e dhëndrit të Sali Berishës!

21 October 2023, 20:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është PROKURORI që kërkoi ARRESTIMIN e dhëndrit
Arben Kraja/ Sali Berisha

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ish-kryeminisri, Sali Berisha, ka marr masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Nga ana tjetër kujtojmë se më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Urdhri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja.

Ndër të tjera bëhet me dije se është dhënë edhe një masë sigurie për Fatmir Bektashin, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.

Kush është prokurori i SPAK që hetoi ish-kompleksin “Partizani”:

Ish kreu i SPAK, Arben Kraja, nga Shkodra, e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit.

Prozhektorët e medias u kthyen ndaj tij vite më parë atëherë kur hetoi Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm, por që iu nënshtrua hetimeve në pozicionin e ish-ministrit të Transporteve.

 Basha së bashku me ish-zyrtarë të rrugëve, u vendos nën përgjegjësi për rrugën Durrës-Kukës, dosjen e Armando Prengës për incidentin e Lagunës së Patokut, por edhe deputetë e ish-deputetë të tjerë të gjykuar në Gjykatën e Lartë gjatë maratonës së dhjetëra çështjeve të gjykuara për akuzën e shpifjes. Arben Kraja është konfirmuar në detyrë dhe flet 2 gjuhë të huaja Anglisht, italisht.

Për sa i përket Pasurisë përgjatë verifikimit në Vetting ai ka dal i pastër dhe e ka justifikuar të gjithë pasurinë që gëzon.  

Karriera

1983-1987

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Diplomuar për Ekonomi Politike.

1989-1992

Ka kryer studimet në UT, Fakulteti i Drejtësisë Diplomuar Jurist.

Dhjetor 1987-Mars 1992

Hetues.

Ka ushtruar detyrën si hetues në Hetuesin e Rrethit Gjyqësor Shkodër duke kryer hetime të rasteve të ndryshme bazuar në legjislacionet në fuqi.

Prill 1992- Shkurt 1993

Jurist

Ka ushtruar detyrën e juristit pranë Degës së Policisë Financiare Shkodër, duke kryer detyra në përgatitjen e dokumenteve dhe këshillimin e drejtuesit të degës nga ana juridike.

Mars 1993-Janar 1995

Hetues

Ka ushturar detyrën e hetuesit në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kryer hetim.

1995-1997

Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

1997-2000 zevendes kryetar i pare i KLSH.

2001-2002 Drejtor i Njesise Antikorrupsion ne Keshillin e Ministrave

2002-2007 Prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme

2007-2009 Prokuror drejtues Sektori.

2009-2013 Prokuror drejtues Sektori

2014-2015 Drejtues i Seksioni kunder korrupsionit dhe hetimit te aseteve kriminale.


Video