Korrupsion dhe pastrim parash/ Zbardhen akuzat e SPAK për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

21 October 2023, 22:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Korrupsion dhe pastrim parash/ Zbardhen akuzat e SPAK për Sali
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi do të dalin javën e ardhshme para Gjykatës së Posaçme.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv ne bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, neni 287 i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezin.

Sipas akuzës së SPAK, Sali Berisha, në kohën kur ishte ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit ‘Partizani’ dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla.

Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej.

Malltezi dyshohet se pastroi para me Bekteshin i cili sipas SPAK hapi kompaninë e ndërtimit në të njëjtën kohë kur u krye privatizimi.

Për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në pranga ka rënë gjithashtu trashëgimtari ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.


Video