Një punonjëse e Bashkisë së Krujës, 32-vjeçarja Anisa Boja, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetari i Bashkisë, Artur Bushi, i cili shpreh ngushëllimet për familjen.
“Shumë i keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjëses e koleges Anisa Boja, e cila për sa ishte mes nesh në Bashkinë Krujë, dallohej për nga angazhimi e serioziteti në punë, aftësia dhe mirësia për t’i shërbyer komunitetit. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe!”, shkruan kryetari i bashkisë.
Drejtori i kabinetit të bashkisë Krujë, Muhamet Deliu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta para kohe të punonjëses, ndërsa thekon se vdekja e saj mbetet enigramatike.
“Ajo u largua krejt papritmas, kur askush nuk do ta besonte që një njeri si ajo, një vajzë e përmbajtur, me personalitet të formuar dhe dinjitoze , do të largohej nga kjo jetë krejt papritmas dhe në mënyrë misterioze”, shkruan ndër të tjera ai.