Hetimi i SPAK/ Dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi pallatesh me vlerë 20 milionë euro!

22 October 2023, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hetimi i SPAK/ Dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi
Sali Berisha/ Jamarber Malltezi/ Fatmir Bekteshi/ SPAK

Pas rreth 3 vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme thotë se ka gjetur fajtor ish-kryeministrin Berisha, e cila sipas saj ka kryer veprime konkrete dhe aktive duke miratuar ligje apo akte nënligjore me qëllim që në procesin e privatizimit të paraqiteshin 5 familjet e njohura pronare, ku fitues ndër të tjerë ishte Jaamarbër Malltezi.

Gjithashtu, SPAK thotë se Berisha në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë ka vënë në dispozicion të Malltezit, struktura të ndryshme të administratës shtetërore me qëllim realizimin e procesit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Nga ana tjetër, për vetë Malltezin, prokuroria thotë se ka dyshime se ka kryer procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, për t’i ndryshuar më pas destinacion dhe përdorur për përfitim material, gjë që ka çuar në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Nga ndërtimi i këtyre të fundit, SPAK thotë se ka përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Skema e përfshirjes në aksione të Jamarbër Malltezit

Në shtator 2013, kompania “Homeplane” në bashkëpunin me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani. Leja, e dhënë nga Lulzim Basha, është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm 6 muaj pas nisjes së punimeve, dhëndri i Sali Berishës futet si aksioner i këtij investimi miliona euro.

Më poshtë leja e ndërtimit për Jamarbër Malltezin:

Hetimi i SPAK/ Dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi
Dokument i marre nga Shqip

Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane”, me kontribut 35 mijë lekë. Pra, e thënë më thjeshtë, me 35 mijë lekë, dhëndri i Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh.

Më poshtë kontrata e 2014 ku Jamarbëri bëhet ndërtues:

Hetimi i SPAK/ Dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi
Dokument i marre nga Shqip

Malltezi, ose siç i pëlqen ta thërrasin me përkëdheli, Abi, është shtuar si aksioner te kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014. 

Firma e ndërtimit “Homeplane” është themeluar nga biznesmeni Fatmir Bektashi në vitin 2008 dhe objekt i saj ishte fusha e ndërtimit.

Konflikti i interesit dhe “pasurimi” i befasishëm

Përfshirja e Abi Malltezit në këtë investim miliona euro ngre disa pikëpyetje të forta.

E para, a u tjetërsua kompleksi Partizani nga qeveria Berisha, për interes të dhëndrit të Berishës?

E dyta, fakti që kjo lejë u dha nga Lulzim Basha, kur ishte kryebashkiak, për dhëndrin e Sali Berishës, ngre dyshimet për konflikt interesi.

Së treti, si është e mundur që Abi Malltezi, pa asnjë pasuri të deklaruar të bëhet aksioner dhe të ndërtojë një pallat 20 milionë euro? Ku i mori paratë?

Për rastin, prokuroria pati nisur hetimet, por më pas i pushoi, edhe pse kishte dyshime për lejën e ndërtimit.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.

Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale.

Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Akuzat:

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Hetimi i SPAK/ Dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi

Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Hetimi i SPAK/ Dokumentat sesi Malltezi u bë pronar i një kompleksi

Fatmir Bektashi - Akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video