Eshtrat e gjetura në Kurbin, dyshohet se mund të jenë të Mariglen Gjonajt!

4 April 2022, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eshtrat e gjetura në Kurbin, dyshohet se mund të jenë të
Mariglen Gjonaj (Huba) nga Mamurrasi

Policia ka dyshime se eshtrat e gjetura një ditë më parë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, mund ti përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj (Huba) nga Mamurrasi, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit maj të vitit 2015.

Familjaret kishin denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se diten që ka humbur kontaktet djali i tyre ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.

Pavarësisht veprimeve që janë kryer përgjatë 6 viteve nuk është arritur të biet në gjurmet e të riut.Gjatë ditës së sotme pritet të merret ADN-ja e familjareve të tij e cila do të krahasohet me eshtrat e gjetura.

 


Video