Atentati në Tiranë/ Viktima shok i ngushtë i Gjin Nikës, konfliktet për tregtinë e kromit në Bulqizë

4 April 2022, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Tiranë/ Viktima shok i ngushtë i Gjin Nikës,
Vijojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit Iljaz Çali mbrëmjen e 3 prillit 2022 në  autostradën Tiranë – Durrës

Vijojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit Iljaz Çali mbrëmjen e 3 prillit 2022 në  autostradën Tiranë – Durrës. Një nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë.

Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit. Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël.

Vrasja e Iljaz Çalit sipas policisë së Tiranës lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës shkruan OraNews.

Biznesmeni Çali prej janarit 2011 disponon 50 % të aksioneve në kompani Çali-Metal. Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai Zeqir Çali.

Policia gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme ka shoqëruar dhjetëra persona, por pa pasur prova konkrete për identifikimin e autoreve. Deri në këtë fazë të hetimit, çështja vijon të mbetet e mjegullt ndërsa pa autor ka mbetur edhe ngjarja e ndodhur 8 vite më parë kur u ekzekutua shoku i viktimës se sotme, Gjin Nika.

 


Video