Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Erlind Sulo është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Emërimi i tij vjen pas largimit të Petrit Malajt nga ky post dhe emërimit të tij si ministër i Financave.
Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.
Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.
Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.