Dallëndyshe Bici SHKARKOHET nga Kadastra, rikthehet në ‘shtëpinë e vjetër’!

31 July 2024, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dallëndyshe Bici SHKARKOHET nga Kadastra, rikthehet në
Dallëndyshe Bici.

Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme.

Kështu vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, dhe tashmë do të jetë ministër i brendshëm do ta zëjë Dallëndyshe Bici.

Vendimi i qeverisë i siguruar nga VoxNews:

Dallëndyshe Bici SHKARKOHET nga Kadastra, rikthehet në

Kjo drejtori e rëndësishme i është besuar Bicit, e cila rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh, ndërkohë që për rreth 15 muaj ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë që Dallëndyshe Bici është larguar si drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, në vendin e saj është emëruar, Lorena Goxhabelli./VoxNews


Video