Ekskluzive/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Arben Ahmetaj, ja kush e merr!

10 January 2024, 12:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Arben Ahmetaj, ja kush e
Arben Ahmetaj/ Dallëndyshe Bici

Ish-zv/kryeministri në arrati dhe i kërkuar nga SPAK, Arben Ahmetaj, ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën.

Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj.

Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës.

Burime për VoxNews, thanë se drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici e ka refuzuar nuk do ta pranojë mandatin e deputetit.

Në këtë rast mandati i deputetit i kalon juristit, Plarent Ndreca i cili u pyet nga VoxNews dhe tha se: Nëse KQZ do më njoftoj pa asnjë dyshim dhe mjaft i nderuar do e pranoja, patjetër.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, kandidati i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, mori 4008 vota personale.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video