Jo vetëm Shëngjini, edhe disa zona në Gjirokastër nën pushtetin e flakëve

30 July 2024, 23:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm Shëngjini, edhe disa zona në Gjirokastër nën
Zjarri në Malin e Gjerë

Me një situatë të vështirë nga zjarret po përballet edhe Gjirokastra. Pas zjarrit që ra në Malin e Gjerë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në parkun e Viroit.

Flakët vijojnë me intensitet të lartë edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetarë të zonës.

Ndërkohë, një tjetër vatër aktive zjarri është ai që ka përfshirë pyllin e Bodës në zonën e Maliqit, i cili i favorizuar edhe nga era e fortë ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre.

Punonjësit e zjarrfikës po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre.

Një tjetër zjarr i përmasave te mëdha përfshiu ditën e sotme një sipërfaqe te mbjelle me ullinj në afërsi të fshatit Kaninë të Vlorës, ku u rrezikuan edhe dy banesa.

 


Video