“I gjithë mali i Shëngjinit në flakë”, deputetja e Lezhës tregon “live” situatën e rëndë nga zjarret

30 July 2024, 21:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“I gjithë mali i Shëngjinit në flakë”, deputetja
Zjarret në Shëngjin

I gjithë mali i Shëngjinit është në flakë, kështu shprehet deputetja e PD-së në Lezhë, Lindita Metaliaj, teksa ka shpërndarë pamjet tragjike nga vendngjarja.

Ajo thotë se banorët janë evakuar tashmë, po ashtu edhe bizneset, ndërsa fajëson autoritetet për mosveprim në kohë.

Zjarri ka përfshirë kurorën me pisha në qendër të Shëngjinit.

“Afër banesave dhe bizneseve, i gjithë mali i Shëngjinit është në flakë. Banorët janë evakuar, bizneset janë evakuar. Është një situatë tragjike. Shohim vetëm një helikopter që përpiqet me kovë.

Ky zjarr ka rënë prej 72 orësh dhe duhet të ishin marrë masa. Por tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit. Zjarri është ngjitur me banesat, në qendër të Shëngjinit”, shprehet Metaliaj.


Video