Zjarri në fabrikën për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës, reagon policia!

31 July 2024, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në fabrikën për prodhimin e këpucëve në
Tiranë-Durrës

Zjarri ka përfshirë mëngjesin e sotëm një fabrikë për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia informon se në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe se zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë zona është “pushtuar” nga shtëllunga të mëdha tymi, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video