EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit!

31 Korrik 2024, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama/ Kreshnik Bajraktari

VoxNews ka mësuar se Kreshnik Bajraktari do jetë drejtori i ri i portit të Durrësit.

Ai zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Pirro Vengu.

Ky i fundit, nga kjo e martë do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.

Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Emërimi i tij u bë ditën kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Video