EMRI+FOTO/ Gjendet një trup i pajetë në rezervuar, dyshohet se i përket 26-vjeçarit të zhdukur në Maliq

16 June 2022, 15:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI+FOTO/ Gjendet një trup i pajetë në rezervuar, dyshohet se i

Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Dyshimet paraprake janë se trupi i pajetë i përket 26-vjeçarit, i cili u denoncua i zhdukur ditën e djeshme në Polici.

Bëhet fjalë për shtetasin Martin Çeço, ku babai i tij Nevzat Çeço bëri kallëzim në Polici, ku deklaronte se i biri i ishte larguar nga banesa. Trupi i pajetë ende nuk është nxjerrë nga rezervuari.

"Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij." thuhej në njoftimin e Policisë.

Policia po punon për identifikimin e viktimës, si edhe zbardhjen e rrethanave, nëse kemi të bëjmë me një vetvrasje apo ngjarje aksidentale.

EMRI+FOTO/ Gjendet një trup i pajetë në rezervuar, dyshohet se i


Video