"Erdhi në këmbë dhe qëlloi", ky është 76-vjeçari invalid që u ekzekutua dje në lokalin e tij në Shkodër

16 June 2022, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Erdhi në këmbë dhe qëlloi", ky është

Ky është Lulash Qepuri, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem të Shkodrës mbrëmjen e së mërkurës. 76 vjeçari ka qenë ulur në verandën e lokalit të tij fare pranë rrugës, kur një person i maskuar në këmbë ka qëlluar ndaj tij. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se fillimisht atentatori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë e cila ka bllokuar dhe më pas ka shtënë me armen tjetër tip “Skorpions”.

I biri i viktimës i ndodhur aty pranë ka marr armën e zjarrit tip “Shot Gun” dhe ka qëlluar ndaj atentatorit, i cili pasi ka qëlluar edhe disa herë në largim e sipër ka arritur të largohet me vrap nga i njëjti drejtim nga ka ardhur.

Mësohet se personi i maskuar ka ardhur në këmbë nga drejtimi i Shkodrës dhe më pas dyshohet se është larguar me një automjet i cili e priste pak metra më tutje. Ka qenë i biri i 76 vjeçarit që ka lajmëruar policinë për ngjarjen.


Video