Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës ku një 76-vjeçar është qëlluar 16 herë me pistoletë. I moshuari Lulash Qipuri, është dërguar në gjendje të rëndë në spital, dhe pas ndërhyrjes së bërë nga mjekët nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Autori ka qenë i maskuar në momentin që ka mbërritur në lokalin e Qepurit ku ka qëlluar 16 herë me pistoletë në drejtim të tij.
Menjëherë ka reaguar djali i të plagosurit, i cili ka qëlluar 10 herë me shotgun në drejtim të autorit, por ky i fundit është larguar me vrap, dhe ka hipur në një makinë që e priste pak më lart.
I moshuari ka qenë i ulur në momentin që është qëlluar, pasi ishte invalid.
Gjithashtu raportohet se 75-vjeçari ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.