‘Më e frikshme lufta e Kosovës apo e Ukrainës’, Baton Haxhiu flet pas udhëtimit në Kiev

15 June 2022, 23:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Më e frikshme lufta e Kosovës apo e Ukrainës’, Baton
Blendi Fevziu dhe Baton Haxhia

Pjesë e delegacionit të qeverisë shqiptare gjatë vizitës në Kiev ka qenë edhe gazetari Baton Haxhiu. Teksa po largohet nga Kievi, në një lidhje live me video në “Opinion” Haxhiu ka përshkruar rrugëtimin në Kiev dhe ndjesitë.
Baton Haxhiu: Nuk kam përjetuar kështu luhatjesh treni, tani realisht ky udhëtim nga Kievi në Poloni nuk është aq i mbushur me emocione dhe aq me frikë për arsye se i kam të njohur këto ndjenja dhe ke përshtypjen se po ecën nëpër gurë e jo nëpër binarë të trenit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cila nga luftërat është më e frikshme ajo e Ukrainës apo ajo që ka përjetuar vite më parë Kosova, Haxhiu është shprehur se janë dy situata të pakrahasueshme pasi në Ukrainë është një betejë mes dy ushtrive, ndërsa në Kosovë ka pasur dhunë ndaj civilëve.

Blendi Fevziu: Pasi ke vizituar Kievin, lufta e Ukrainës apo e Kosovës më e frikshme?

Baton Haxhiu: Unë thashë se është e pakrahasueshme situata. Në Kiev janë dy qendra periferike që po i shikove disa ndërtesa janë të shkatërruara plotësisht, në ato vende që ka vizituar sot kryeministri Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, ishte luftë e betejave të dy ushtrive. Në Kosovë ishte luftë e vrazhdë ndaj inidividit. Shihet se ndërtesat janë goditur me tanke dhe raketa dhe nuk ka pasur betejë nga afër Kjo është betejë e dy ushtrive.

Blendi Fevziu: Thelbi është këtu është një betejë mes dy ushtrive që kanë luftuar me njëra-tjetrën ndërkohë që në Kosovë ka pasur dhunë ndaj civilëve.


Video