45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është këshilltari i Bashkisë Tiranë që u arrestua (Emri)

16 June 2022, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është
Egert Vargu

Pas kapjes së 45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule në Portin e Durrësit mbrëmjen e kaluar, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga dy persona.  Policia ka arrestuar Arben Ferizin, 30 vjeç banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë e mishit 'Apetit Group' që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe Egert Vargun, 39 vjeç banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani. 

Kujtojmë se në kuadër të operacionit policor antidrogë i koduar “Tranziti’ mbrëmjen e datës 15 qershor 2022, policia sekuestroi 45.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit.

Burime për Vox News thanë se Egert Vargu i arrestuar si agjenti doganor i kontraktuar nga kjo kompani është këshilltar në Bashkinë e Tiranës.

45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është

45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është

Në profilin e tij në facebook Egert Vargu ka postuar një foto të agjensisë "AG Shpk", e cila është në emrin e bashkëshortes së tij. 

45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është
Në foto: Egert Vargu këshilltar në Bashkinë e Tiranës

Egert Vargu në dëshminë e tij ka thënë se: S'kam asnje lidhje me këtë pune. Puna ime është të bëj procedura zhdoganimi. Une nuk kontrolloj konteinere, nuk është puna ime. Puna ime është të merem me dokumentacionin.

45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, kush është

Ngarkesa me mish kishte si denstinacion “Apetit Group” në Maqedoninë e Veriut, me administrator Arben Ferizin. Kjo kompani operon prej vitesh në treg edhe në Kosovë. “Apetit Group” në Kosovë ndodhet në Vushtri. Ndërsa në vitin 2019 në këtë kompani ka ndodhur një vrasje, kanë raportuar mediat e Kosovës. Asokohe është vrarë, Armend Kutllovci, ish-punonjës.



Video