E rëndë në Kavajë/Vetëhidhet nga kati i tretë 34-vjeçari

29 May 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kavajë/Vetëhidhet nga kati i tretë
Ilustrim

Mbrëmjen e së dielës një 34-vjeçar i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Sipas policisë 34-vjeçari është dërguar në spital, ku po mjekohet nga lëndimet që ka pësuar gjatë rënies.

Njoftimi i policisë:

Me datë 29.05.2022, rreth orës 21:05, në lagjen nr. 2, në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi F. F., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video