Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tre anëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.
Aksidenti ka ndodhur pak kilometra larg qyteti të Librazhdit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre është kthyer përmbys. Në këtë mjet udhëtonte familja me tre anëtarë.
Sipas policisë, asnjëri prej të plagosurve nga aksidenti nuk është në rrezik për jetën. Dy prej tyre po trajtohen në spitalin e Librazhdit, ndërsa një tjetër në Spitalin e Elbasanit.
Shkaqet e aksidentit mbeten për t’u zbardhur, por paraprakisht dyshohet se reshjet e dendura të shiut dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve të jenë arsyeja kryesore.