Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Pogradec, në afërsi të fshatit Lin. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë, ku dy automjetet janë bërë "copë-copë" nga përplasja me njëra-tjetrën. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00.
"Në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip "Volkswagen Golf", me drejtues shtetasin N. B. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip "Volkswagen Golf", shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit." thuhet në njoftimin e Policisë.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



