Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar disa problematika, kryesisht në jug-lindje të vendit.
Pemë kanë rënë në rrugë në Elbasan dhe në Pogradec, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në njërin kah të rrugëve. Në Elbasan, pema ka rënë pranë urës së Zaranikës, ndërsa në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec, njëri kah i rrugës është bllokuar po për të njëjtën arsye.
Dëmet më të mëdha i kanë pësuar fermerët e zonës fushës së Maliqit dhe ata të Pogradecit.
Në këtë zonë, reshjet kanë rënë në formën e breshërit, duke shkatërruar në mënyrë të konsiderueshme të mbjellat në arë.