Dy makina përplasen tek Rrethrrotullimi i Kombinatit në Berat, tre të plagosur

15 September 2022, 00:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy makina përplasen tek Rrethrrotullimi i Kombinatit në Berat, tre
Aksidenti

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e 14 shtatorit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit” Berat.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.S., është përplasur me një automjet tip “Fiat”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi Sh.K., 63 vjeç, dhe shtetaset B.N.,48 vjeçe dhe M.N., 37 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën informoi policia e Beratit.


Video