Sherr mes të miturve në Korçë, 15-vjeçari plagoset me thikë

14 September 2022, 21:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr mes të miturve në Korçë, 15-vjeçari plagoset
Ilustrim

Një adoleshent është paraqitur për mjekim në Spitalin e Korçës i plagosur lehtë me mjet prerës.

15-vjeçari dyshohet të jetë dëmtuar me thikë gjatë një konflikti fizik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2022, rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video