Durrsaku i futet në banesë 53-vjeçares, e përdhunon dhe i vjedh para

5 May 2022, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Durrsaku i futet në banesë 53-vjeçares, e përdhunon dhe i

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar i cili ka hyrë me dhunë në banesën e një 53-vjeçarjeje dhe dyshohet e e ka përdhunuar. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet po ashtu se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.”


Video