E frikshme në Vlorë/ Mblodhi dhe për të bërë punime, gruaja gjen eshtra njeriu

5 May 2022, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E frikshme në Vlorë/ Mblodhi dhe për të bërë

Policia e Vlorës është vënë në alarm, pasi janë konstatuar mbetje kockore të dyshuara si njeriu. Ka qenë një qytetare, ajo e cila ka telefonuar policinë për t’i vënë në dijeni.

Sipas uniformave blu se shtetasja I. J.,ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi” ka gjetur eshtra. 

Policia bën të ditur se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.



 


Video