Djali vari veten në burg, flet babai i 31-vjeçarit: U ka mbetur në dorë policëve

5 May 2022, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djali vari veten në burg, flet babai i 31-vjeçarit: U ka mbetur


Ilvi Meta, 31 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme brenda komisariatit të Kavajës, ishte një emër jo pak i njohur për policinë. I riu, u arrestua mesditën e së mërkurës për vjedhje, ndërsa për të njëjtën vepër penale ai ishte shoqëruar 18 herë që nga viti 2014.

Babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta thotë se djali i tij nuk e ka vrarë veten, pasi nuk kishte shenja në qafë dhe as të nxira. Sipas tij djali “iu ka mbetur në dorë policëve”, ndërsa shtoi se lajmin për vetëvrasjen e tij me lidhësen e këpucëve e mësoi nga lajmet në televizion.

“Është lajm shumë i hidhur. Unë isha në punë kur e mora vesh, e mora vesh te lajmet. Isha te policia nuk më pranuan fare. Policia s’më ka thënë asgjë. Një herë është shoqëruar në polici, gjatë viteve të fundit. Autopsia është bërë. Nuk është e vërtet që ka qenë problematik. Policia ishte problem për atë, jo ai për policinë. Kur ata s’më lanë ta shihnin djalin, ca policie është kjo? Nuk e kisha parë me sy djalin. Nuk ka pasur shenja në qafë mesa kemi parë, nuk është i nxirë i ka ngelur në dorë policisë, tha babai.

 


Video