Dhunohej nga vjehrra, kjo është 52-vjeçarja që u hodh nga pallati në Elbasan

5 May 2022, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunohej nga vjehrra, kjo është 52-vjeçarja që u hodh nga
Në foto: Viktima nga Elbasani, Fatbardha Likmeta

Ditë e djeshme në qytetin e Elbasanit, një 52-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen ‘Vullnetari’ të qytetit.

Bëhet fjalë për shtetasen Fatbardha Likrama, 52 vjeç, e cila vuante nga depresioni. Ndërkohë, rezulton, 52-vjeçarja ka pasur një konflikt të rëndë me vjehrrën e saj, e cila thuhet se e ka rrahur.

Pas konfliktit në familje me vjehrrën ajo është larguar nga shtëpia dhe ka qëndruar në banesën e motrës së saj, ku mesditën e sotme ajo vendosi të hidhej nga kati i 4 i pallatit.


Video