Skeda/ 31-vjeçari i vetëvrarë është shoqëruar 18 herë në komisariat që prej 2014

5 May 2022, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skeda/ 31-vjeçari i vetëvrarë është shoqëruar 18
Ilvi Meta

llvi Meta, 31 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme brenda komisariatit të Kavajës, ishte një emër jo pak i njohur për policinë.

I riu, u arrestua mesditën e së mërkurës për vjedhje, ndërsa për të njëjtën vepër penale ai ishte shoqëruar 18 herë që nga viti 2014.

Ai ishte dënuar 3 herë për vjedhje.

Më konkretisht Meta, ishte dënuar në 13 mars të 2011 nga Gjykata e Kavajës me 8 muaj burg për vjedhje. Po për të njëjtën akuzë, në vitin 2012 ai u dënua me 16 muaj burg, ndërsa në datën 07 gusht të 2010, gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 muaj burg po për vjedhje.

I riu Meta u vu në pranga pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, pasi kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa.

 


Video