Ndahet nga jeta eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati

5 May 2022, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati
Luan Probati, ekspert i njohur i shërbimeve sekrete

Luan Probati, ekspert i njohur i shërbimeve sekrete, është ndarë nga jeta në orët e para të kësaj të enjteje.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.

Ai është djali i “Heroit të Popullit” Hekuran Probati, rrugën e të cilit e ndoqi dhe vetë duke u dalluar si një nga specialistët më të mirë në vend për shërbimet sekrete.

Para viteve ’90, Luan Probati ka shërbyer si operativ i Shërbimit Sekret dhe mbulonte inteligjencën universitare.

Ndërkohë, pas vitit 1997 Probati shkoi si Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit për SHISH-in.

 

 


Video