Mediat italiane një ditë më parë kanë publikuar disa detaje të reja që kanë dalë në dritë pas një deklarate të të penduarit të drejtësisë në lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane.
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço në një intervistë të dhënë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këto detaje që tregojnë përfshirjen e një ish ministri të Brendshëm shqiptar në grupin e Ndranghetas.
Karamuço në fjalën e tij është shprehur se kjo është hera e dytë që emri i një ministri shqiptar del në këto dokumente si një i përfshirë në këtë rrjet trafikantësh.
“Sot është vënë në lëvizje SPAK për të komunikuar me autoritetet e mafias italiane për të parë periudhën që bëhet fjalë. Është hera e dytë që bëhet fjalë për një ministër, por në këtë rast kemi një të penduar. Kujtojmë se nga një dëshmi e të penduarit Tomas Roboshetës u arrestuan rreth 300 veta në Itali, mbase ky është një rast që ne duhet që të ndjekim shembullin e Italisë dhe pse jo të arrestojmë dhe ne nja 300 veta të përfshira në këto grupe.
Ndrangheta ka një numër të madh të ardhurash shifra e të cilave shkon deri në 44 miliardë të ardhura dhe e kanë të lehtë të blejnë këdo. Ne duhet që të ndjekim integritetin e këtyre personave sa mundësi kishte korruptimi i tyre.
Edhe belgët që janë nivel i lartë integriteti, paguhen e korruptohen, ndaj çdo dy javë ndërrohen punëtorët e kontenierëve. Edhe në portet e Spanjës, Francës ka boll probleme dhe nuk ka vetëm në Shqipëri”, ka thënë ai.