"Droni edukues" kap shkelësit e rregullave të qarkullimit: Këto sjellje duhet të ndryshojnë (Video)

12 Shkurt 2024, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Droni i policisë kap shkelësit e rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Tiranës ka përdorur teknologjinë më të fundit të dronëve, për të identifikuar dhe ndërgjegjësuar mbi dy shkelje të zakonshme që rrezikojnë të gjithë përdoruesit e rrugës.

Përmes “Dronit Edukues”, paraqiten pamje të qarta të disa shkeljeve/sjelljeve, që duhet të ndryshojnë.

1.Neni 152 i Kodit Rrugor: Drejtuesit e mjeteve shpesh nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas. Kjo sjellje jo vetëm që shkakton konfuzion dhe bllokim të trafikut, por rrit edhe rrezikun e aksidenteve.

2.Neni 188 i Kodit Rrugor: Këmbësorët që kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari rrezikon sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues”, synon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurtë dhe më përgjegjëse nga të gjithë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Video