“Njoh ministra dhe merrem me tregti armësh”, zbardhen detaje nga gjyqi i 37-vjeçarit në Tiranë!

12 Shkurt 2024, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lorin Xhelilaj

I arrestuari, Lorin Xhelilaj, doli para Gjykatës së Tiranës si i dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura ndaj 37-vjeçarit prokurori deklaroi se shtetasi Denis Buzali e kishte njohur të akuzuarin gjatë kohës që ishin me pushime në Turqi.

Ata u njohën në vitin 2022 dhe më pas kishin pirë kafe.

Ai më tha se njihte ministra të ndryshëm dhe bënte tregti armësh. Më tha të investoja tek fondacioni i Tik”, denoncon Buzali, “dhe pranova duke u bindur për investim”.

Fillimisht i arrestuari kërkoi 13 mijë euro për një pasaportë bullgare. Dhe më pas pas në dhjetor 2023 i ka dhënë dhe 200 mijë euro. Lorini pas kësaj nuk i përgjigjej më në telefon dhe ndërpreu komunikimet.

Gjatë kqyrjeve të bisedave mes të dyve janë administruar nga policia bisedat në WhatsApp. Prokuroria, tha se i dyshuari ka alibinë e tij.

“Më ka kërkuar të pastroj një milionë euro që ishin fituar nga call centerat”,  ka deklaruar i dyshuari.

Prokuroria deklaroi se në rast se kjo alibi është e vërtetë dhe do të vërtetohet do ngrejë akuzë edhe për denoncuesin.

Ka një pasaktësi”, deklaroi i riu Lorin Xhelilaj në gjykatë, ”ne kemi bërë disa pushime bashkë dhe e kam pyetur me çfarë merresh. Më tha jam It dhe më pas më tregoi se kishte disa call centera dhe merrej me bitcoin. I thashë se përfaqësoj kompani që merret me tregti armësh dhe për këtë kam foto që merrem me këtë. Ai më tha dua t’i legalizoj lekët, në atë kohë i duhej një pasaportë për në Angli, unë i thashë meqë kam gjyshërit nga Dibra do të ndihmoj me pasaportë bullgare pavarësisht se nuk merrem me këto gjëra”.

“Më pas u sëmura dhe ai ka shkuar në polici. Unë po kthehesha nga Prizreni dhe më ndaluan në kufi. Jam pak nën shok se nuk më ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë, ka një pasktësi nga verdikti i prokurorisë, dorëzimi i parave është bërë nga miku i tij dhe jo nga Buzali sepse ai gjendej jashtë Shqipërisë”, tha i dyshuari.

Video