Vetëvrasja në Kamëz, tezja e 27 vjeçares: E ka vrarë 'MONSTRA’, Altin Çoku e ka shtyrë!

12 Shkurt 2024, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Çoku

Tezja e 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një foto intime në rrjetet sociale, ka thyer heshtjen duke folur për mediat.

Ajo ka hedhur akuza në drejtim të Altin Çokut, të cilin e akuzon se është përgjegjës për vrasjen e mbesës së saj.

"Shkoi të punonte te ky monstër, pastronte shkallët. Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time e kanë vrarë.

Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë.

Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

Rasti bëhet edhe më i rëndë, kur Altin Çoku dilte më zë e figurë duke realizuar video live në TikTok, në të cilat fliste për foton e publikuar të vajzës në rrjetet sociale.

Në këtë video ai pretendon se foton e ka publikuar një shok i tij dhe jo ai vetë, 39-vjeçarja ka publikuar foto te ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç.

Video