“Dosja Partizani” / Shtyhet për nesër seanca për Sali Berishën

24 October 2023, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dosja Partizani” / Shtyhet për nesër seanca për Sali
Ish-kryeministri Sali Berisha

Është vendosur shtyrja për ditën e nesërme e seancës për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” në rastin e aferës së privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Vendimi është marrë pas kërkesës së avokatëve të Berishës për t’u njohur me aktet e prokurorisë. Seanca do të vijojë sërish nesër në orën 14:30.

Pak çaste më parë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj njoftoi se kishte kërkuar më tepër kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze të SPAK.

Gjokutaj gjithashtu njoftoi se ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, si dhe ka kërkuar përjashtimin e saj nga procesi, pasi sipas tij ka shpërdoruar detyrën.

“Nga ana e zotit Berisha sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes për shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe kemi dorëzuar kërkesën. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e saj.

Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë për 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt. Ai na ka autorizuar ne me prokurë të posaçme dhe gjykata e pranoi”, u shpreh Gjokutaj.


Video