Detaje TRONDITËSE nga përdh*nimi i 26-vjeçares në Vlorë, djemtë po festonin lirimin e shokut nga burgu!

24 October 2023, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje TRONDITËSE nga përdh*nimi i 26-vjeçares në
Oltjan Tahiri/ Albi Ceno/ Gentjano Mehmeti

Detaje të rënda nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, raportohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 3.

Në pranga kanë përfunduar Oltjan Tahiri, 31-vjeç dhe Albi Ceno 28-vjeç, ndërsa Gentjano Mehmeti 32-vjeç është shpallur në kërkim.

Personi i katërt i cili ka marrë pjesë në ngjarje, nuk është ngjitur në dhomë. Këta persona, dyshohet t'i kenë dhënë vajzës lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit bashkë me vajzën, e cila nuk ishte e vetëdijshme. Dyshohet se të tre djemtë, kanë abuzuar seksualisht me vajzën.

26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e shtunë nga stafi i hotelit. Po ashtu, burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga burgu të një prej shokëve të tyre.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj është më stabël, por vijon të jetë në shok.

Faqja 'Disidentët' shkruan se familjarët e autorëve kanë shkuar në reanimacion, aty ku ndodhen vajza, për ti bere presion që të ndryshojë dëshmi.

Postimi i faqes Disidentet

(I)  Paskan qenë 4 çuna... jo 3. (Në ambientin e barit, ndërsa në hotel janë 3 djem me vajzën). Nga ana tjetër vajzën e shtruar në reanimacion po e vizitojnë familjet e përdhunuesve për të ndaluar në politikë.

E ndërsa po presionohet edhe media për të mos u marrë me rastin e përdhunimit të vajzës. Kjo nuk ka për të ndodhur të dashur vemje të shoqërisë.

Detaje TRONDITËSE nga përdh*nimi i 26-vjeçares në

Ngjarja është e filmuar e të gjitha dhe pamjet filmike nuk i fsheh më dot askush. (Policia disponon të filmuar të gjithë ngjarjen). Vajzën ta kërcënoni që nuk ka mbetur, ama e mbyllni dot...ju keni për tu njohur si përdhunues edhe nëse dilni nesër nga burgu. Kjo ka për të marrë vesh e gjithë Vlorën.... kaq!

Njië media lokale Vlora.info shkruan se ngjarje e shëmtuar dhe mjaft e rëndë që policia e kaloi si një konunikim të radhës. 

Postimi i Vlora.info

Policia e Vlores ben me dije se diten e diele jane arrestuar tre persona te cilet sipas policise dyshohet se pasi kane droguar nje femer me pas e kane perdhunuar te tre !
Nderkohe qe familjare kane ngritur zerin se po cenohet privatesia e nje prej personave qe moren pjese me fjalet :” Ma kuptoni se keni vellezer vete sesi ndihet nje moter “!

Detaje TRONDITËSE nga përdh*nimi i 26-vjeçares në


Mire o te nderuar a kuptoni se edhe ajo eshte vajza e dikujt , motra e dikujt ?
Ngjarje e shemtuar dhe mjaft e rende qe policia e kaloi si nje konunikim te radhes ?



Video